Politike

VD-Shalsi-Alibeajt: Modero gjuhën banale, po ju japim mundësi bashkëpunimi për Presidentin

10 Maj 2022, 11:15 Nga DOSJA
VD-Shalsi-Alibeajt: Modero gjuhën banale, po ju japim mundësi

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka kritikuar Partinë Demokratike për fjalorin e përdorur në Konferencën e Kryetarëve. I pranishëm në Kuvend, Shalsi tha se kjo nuk është mënyra se si i drejtohesh një maxhorance, që pavarësisht se ka votat e mjaftueshme, kërkon që të bashkëpunojë me PD. Shalsi përmendi emrin e Enkelejd Alibeajt dhe tha se duhet të moderojë gjuhën.


“Sikur të mos kisha dëgjuar se si i drejtoheni njëri-tjetrit. Jua kam bërë të qartë, thatë. Nuk është kjo mënyra e komunikimit. Keni muaj që provoni që për shkak të debatit banal nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët për t’ju drejtuar njëri-tjetrit. Së paku në këtë periudhë, duhet të rezervoni. Është plotësisht e legjitimuar, është humbje kohe të na tregoni ne për procese brenda nesh, unë jam i lumtur që mu ofrua mundësia për të dhënë mendimin tim modest për Presidentin. Çfarë procesi keni krijuar ju. Na është dhënë mundësia të gjithëve. Të kemi opinione të kundërta zoti Alibeaj nuk ka asnjë problem, por kjo mënyrë drejtimi ndaj maxhorancës që pavarësisht se e ka vetë në dorë ta zgjedhë presidentin, dëshmon se po bashkëpunon. Shikoni ç’keni me veten, rrëmbeni godinën e merrni godinën, por moderoni gjuhën. Nuk shoh asnjë propozim konkret,”- tha Shalsi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike eduart shalsi konferenca e kryetareve 10 maj 2022 eduart shalsi konferenca e kryetareve 10 maj 2022

Sondazh

Poll