Politike

9 mijë euro nata, Veliaj: Faji i njerëzve që e ruajnë për në momentin e fundit

10 Maj 2022, 14:07 Nga DOSJA
9 mijë euro nata, Veliaj: Faji i njerëzve që e ruajnë

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës ka marrë në mbrojtje pronarët e hoteleve që çuan çmimet deri në 9 mijë euro nata për ndeshjen gjatë finales së Ligës së Konferencës. Në një dalje për mediat, Veliaj tha se është normale që çmimet të rriten kur njerëzit e lënë prenotimin për në momentin e fundit. Kryebashkiaku thas e e gjitha është pasojë e një algoritmi dhe ndodh njësoj si me biletat e avionëve, që kur e rezervon i pari biletën e merr lirë dhe kur e prenonton në çastin e fundit, mund të kapë edhe vlerën 500 euro. Mediat dhe personat që kanë denoncuar këtë skandal të rritjes së çmimeve, Veliaj i konsideroi memexhinj.

“Dëgjova një të fundit se të gjithë ata që merren me hotele në Shqipëri janë spekulantë se shiko sa kanë vajtur çmimet për ndeshjen. Aq do shkonin çmimet për ndeshjen, kudo që të ishte ndeshja. Ajo që më vjen inat është se janë të njëjtët njerëz që thonin se ndeshja do të shkonte në një tjetër vend dhe i gëzoheshin dështimit të Shqipërisë dhe janë të njëjtët që vajtojnë hotelet tona se kanë rritur çmimet. Nuk i rrisin hotelet çmimet, nëse futesh në ‘Booking’, apo në e-dreams, në një portal dhe hotelin apo sistemin e rezervimIt, siç na treguan edhe gocat e çunat që merren me këtë punë, ajo është pjesë e një algoritmi, vërtet biletat fillojnë me 19 euro nëse jeni tek të parët, shkojnë me 100 euro nëse jeni të dytët, por nëse e lini për në momentin e fundit, shkon 500 euro. Për sa kohë hotelet janë në bookings, i janë dorëzuar këtij lloji algortmi, i lus të gjithë memexhinjtë e ata që kanë portale, që të mos e shajnë Shqipërinë,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar sot gjoba për hotelet që kanë abuzuar me çmimet, të cilët siç u raportua dy ditë më parë nga Dosja.al kërkojnë 9 mijë euro për një natë, gjatë finales së Ligës së Konferencës. Autoriteti i Konkurrencës shkruan se nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit dhe paralajëmëron se shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane erion veliaj “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll