Aktualitet

Nxorri në pritë Endri Mustafën, dënohet me 10 vite burg Ergys Malja

10 Maj 2022, 09:41 Nga DOSJA
Nxorri në pritë Endri Mustafën, dënohet me 10 vite burg

SHKODËR– Ergys Malja, i mituri që është vënë në pranga për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur është dënuar me 10 vite burg. Malja është akuzuar se ka nxjerrë në prite Mustafën. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkodrës. Prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur, por gjykata i dha vetëm 10 vite dënim.

Ergys Malja është dëshmitari i vetëm për vrasjen e Mistafës. Ai është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë. Fillimisht ai deklaroi se kishte parë me sytë e tij se si Ibrahim Lici e kishte qëlluar në kokë të riun, por më pas e mohoi një gjë të tillë.

Në dosjen hetimore shkruhet se Ergys Malja, është njeriu që ka nxjerrë nga shtëpia dhe e ka çuar në zonën e Livadheve në periferi të qytetit, duke i kërkuar ndihmë për 150 rrënjë kanabis. Menjëherë ai ka dalë me motor nga shtëpia duke shkuar me të miturin në Livadhe, ku është qëlluar me 7 plumba. Endri Mustafa është larguar nga banesa mbrëmjen e 15 majit 2021, por trupi i tij u gjet disa ditë më pas.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll