Aktualitet

Braçe denoncon kompaninë që pastron paratë: Pronari me Ferrari, politikanët i puthin dorën

10 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
Braçe denoncon kompaninë që pastron paratë: Pronari me

TIRANË– Pa përmendur emra, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka denoncuar një kompani sigurimesh për pastrim masiv parash. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe ngirit alarmin kur tha se pronari i kësaj kompanie vjen vërdallë në Tiranë me një mjet të llojit “Ferrari”, të cilin e ka deklaruar si shpenzim të subjektit. Ai shtoi se kjo kompani bën edhe bamirësi e se shumë politikanë i ‘puthin dorën’ pasin kanë nevojë për të. Sipas Braçes, investimet e kësaj kompanie nuk numërohen, pasi ka blerë edhe bankë.

“Më bëri përshtypje që në secilin prej treguesve që folët, dhe që janë pozitivë, gjithmonë i referoheni dhe thoni kemi nën hetim njërën, me përjashtim të njërës. Njëra nuk është e vogël, është bërë aq e madhe sa që merr kurajon dhe prek aktivet e kompanisë së saj për të blerë prona të patundshme. Dhe detyroheni ju pastaj të merrni vendimet respektive për ta detyruar të kthejë paratë. E kuptoni çfarë kurajo kanë marrë kompanitë e sigurimeve? Të kapërcejnë ligjin, të ulin aktivet madje, të kapërcejnë dhe atë 20% që kemi vendosur me ligj, dhe të blejnë banka. Është kështu apo jo? Në një vendim tuajin e lexova, në një dopjo vendim e lexova, dhe unë shpresoj shumë që të ketë paguar gjobën që i keni vendosur. Ka përmirësim shumë të ndjeshëm, pasi bleu prona, thuhet në vendimin tuaj këtu. Po kërkoj që autoriteti të jetë një barrierë e pakapërcyeshme, kërkoj që pavarësisht impaktit që kanë apo ç’i vete në mendje apo bamirësive që bën se bën dhe bamirësi, bën edhe bamirësi. Pavarësisht Ferrarit që vjen vërdallë në Tiranë si shpenzim i njohur brenda kompanisë. Eh, këtë po kërkoj, politikanë e qeveritarë se të gjithë i puthin dorën, se të gjithë kanë nevojë për bamirësinë e të gjitha me radhë. Për fat të keq, këtë e kam thënë edhe në vitin 2018,”- tha Braçe.

LAJM KRYESOR: VD-Bursat në Kuvend/ Braçe: Turp, ai me Ferrari pastron paratë. AMF: S’ka tek ne të tilla

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll