Aktualitet

Dizdari lufton me vdekjen, e shoqja: Është tek Sanatoriumi. Miqtë kërkojnë ndihmë

10 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Dizdari lufton me vdekjen, e shoqja: Është tek Sanatoriumi. Miqtë

TIRANË– Kompozitori i njohur Limos Dizdari është transferuar sot nga spitali i Durrësit në Tiranë tek “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Mësohet se transferimi i Dizdari është bërë sot, pas përkeqësimit të mushkërive të kompozitorit që ndodhej në reanimacion me insufiçencë pulmonare. Në moshën 80-vjeçare, kompozitori po lufton me vdekjen pasi përveç pasojave që i ka lënë Covid-19, ka edhe probleme me zemrën. Bashkëshortja e tij, Adriana Dizdari tha se i shoqi ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Në një prononcim për Report tv, ajo ka deklaruar se Limoz Dizdari është sëmurë për shkak të problemeve me mushkëritë.

Nga ana tjetër miqtë e tij kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për ndihmë. Në një postim në Facebook, kritiku i artit Josif Papagjoni shkruan për takimet e fundit me Dizdarin dhe pengjet e tij. Papagjoni tregon për një periudhë të vështirë në Sarandë për kompozitorin, kohë kur ai i kishte kërkuar që të shkruante e kompozonte, pasi duhet të kishte art në treg për të mbytur ‘tallavanë’. Ai kujton edhe mbylljen e qendrës kulturore DEA në Ksamil që e detyroi Dizdarin të jetonte në Durrës. Ky do të jetë sipas Papagjonit edhe një nga pengjet e kompozitorit. Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho kërkon gjithashtu llogari nga politikanët për mungesën e ndihmës mjekësore ndaj Dizdarit. Konkretisht ai përmend kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, si dy miq e bashkëpunëtorë të vjetër të tij.

Kush është Limos Dizdari?

Dizdari ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitori i mirënjohur njihet për vepra simfonike, përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Ai është edhe kompozitor i muzikës së shumë filmave. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”. Dizdari dhe vajza e tij denoncuan publikisht mbylljen e qendrës kulturore ‘Dea’ në Ksamil, për të cilën shpreheshin se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë. Më pas ata u zhvendosën në Durrës pasi u kërcënuan dy herë përmes letrave. Shënimet janë depozituar në SPAK nga vetë Dizdari, çështje që artisti e ndiqte prej një viti. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dizdari në spital/ Panariti: I duhet kohë të dalë nga gjendja kritike, Meta do e dekorojë

Dizdari në intubim, miqtë kritika Ramës e politikanëve: Ndihmojeni, i morët DEA-n nga duart

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari limos dizdari shtrohet ne spital limos dizdari

Sondazh

Poll