Aktualitet

VD-Agalliu denoncon me emra vjedhjen e pronave në Jalë:Pasardhësi mori 6000m² tokë më shumë

10 Maj 2022, 11:04 Nga DOSJA
VD-Agalliu denoncon me emra vjedhjen e pronave në Jalë:Pasardhësi

TIRANË– Deputeti dhe Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka denoncuar tjetërsimin e pronave në Jalë. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Agalliu tha se kishte dokumentat ku vërtetohej vjedhja e pronave në bashkinë e Himarës në Jalë. Sipas deputetit të PD-së, bëhet fjalë për një tokë në ish-bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e personi të quajtur Lilo Mëhillit kanë marrë sipas në pronësi 9100 metra katrorë tokë.

Nga ana tjetër sipas Agalliut, sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë. Ai shtoi se në certifikatën familjare të marrjes së pronësisë në 1991 është shkruar emri i Lilo Mëhillit, ndërsa pasardhësve të tij i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon.

“Dua të bëj një denoncim për atë që quhet vjedhja e pronave. Në vendin tonë dëgjohet shpesh emri i investitorit strategjik por nga ana tjetër me shumë hidhërim shohim se grabiten prona të banorëve shekullore grabiten prona të qytetarëve të ndershëm duke manipuluar apo duke tjetërsuar letrat hipotekat certifikatat e pronësisë. Këtu kam letrat për një tokë në ish-bashkinë Himarë në Jalë ku pasardhësit e Lilo Mëhillit kanë marrë sipas këtij akti të marrjes në pronësi 9100 metra katrorë tokë por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë. Dhë pikërisht në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit,”- tha Agalliu.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike arbi agalliu grabitja e pronave ne jale lilo mëhilli arbi agalliu grabitja e pronave ne jale lilo mëhilli

Sondazh

Poll