Aktualitet

Vdekja e punëtorit në Durrës, jepet masa për tre të ndaluarit

10 Maj 2022, 10:57 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorit në Durrës, jepet masa për tre të

DURRËS– Masa e detyrimit paraqitje është vendosur ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit për 3 të arrestuarit në kantierin ku humbi jetën gjatë punës, Genci Spaho. Detyrim paraqitje është vendosur për Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci. Ata u arrestuan tre ditë më parë në një kantier në lagjen 15 në Durrës ku po ndërtohej një pallat për të strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti.

Sipas BIRN, policia nuk saktësoi datën, orën e ngjarjes, dhe rolin e të arrestuarve, por vetëm njoftoi se dyshohej se burri kishte humbur jetën teksa punonte, si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë. Një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në degën e Durrësit ka deklaruar për BIRN se ata kishin filluar hetimet për rastin.

“Kemi qenë, kemi hapur 3 çështje sepse janë me nënkontraktorë dhe kjo ngjarje që ka ndodhur është një punonjës i një nënkontraktori aty. I kemi hapur një çështje edhe firmës kryesore, investitorit dhe jemi duke mbledhur informacionet”, sqaroi zyrtari.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet durres genci spaho gjykata durrës durres genci spaho gjykata durrës

Sondazh

Poll