Aktualitet

Tentoi të vriste një person në Fier, arrestohet pas një viti 49-vjeçari

10 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Tentoi të vriste një person në Fier, arrestohet pas një viti

FIER– Pas një viti është arrestuar 49-vjeçari në Fier. Personi me inicialet I.N ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2021, ai së bashku me 5 persona të tjerë, tentuan që të vrisnin një 33-vjeçar. 49-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin l. N., 49 vjeç, banues në Patos, Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar shtetasit I. N., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, pasi në datën 21.05.2021, në fshatin Poshnje, shtetasi I. N., në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (2 prej tyre të arrestuar në datën 22.05.2021), plagosën me armë zjarri pistoletë, një 33-vjeçar.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet fier vrasje në fier fier vrasje në fier

Sondazh

Poll