Aktualitet

‘Eurovision 2022’/ Kush është favorit për fitore, BASTET, ku renditet Shqipëria?

10 Maj 2022, 08:23 Nga DOSJA

TIRANË– Pak orë para gjysmëfinales së Eurovizion, bastet janë vënë. Në vendin e parë sipas këtyre basteve është Ukraina, e ndjekur nga pas me Greqinë.

Ukraina konsiderohet favoritja absolute. Grupi Kalush Orchestra do të performojë këngën Stefania, e cila është në gjuhën ukrainase dhe ka elemente të traditës muzikore ukrainase. Shqipëria në këto baste, renditet e 7-ta.

Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i ‘Eurovizionit” ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Shfaqja fillon në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore showbiz eurovizion 2022 eurovizion 2022

Sondazh

Poll