Aktualitet

Desh shkaktoi tragjedi në Vasil Shanto! Prokuroria kërkon 6 vite burg për 49-vjeçaren

10 Maj 2022, 09:51 Nga DOSJA
Desh shkaktoi tragjedi në Vasil Shanto! Prokuroria kërkon 6 vite burg

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjashtë vite burg për Flutura Zaimin, 49-vjeçaren që thuajse shkaktoi një tragjedi në zonën e Vasil Shantos. Pretenca është dhënë këtë paradite, gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Tiranës. Zaimi u arrestua në Maj të një viti më parë, pas plagosi tre persona.

Ajo po udhëtonte me një mjet të llojit “Mercedes Benz”, por në momentin që mori kthesën tek ‘Vasil Shanto’, humbi kontrollin. Zaimi shkatërroi stacionin e autobusit e dy biznese aty pranë. Nga përplasja u plagosën tre persona të cilët u mjekuan dhe dolën nga spitali.

Dosja.al publikoi edhe pamjet e rënda pas aksidentit të ndodhur. Një vajzë në trotuar shihej teksa qante dhe kërkonte ndihmë për shoqen e saj që ia kishte përplasur makina. 

AKSIDENTI NË VASIL SHANTO:

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vasil shanto flutura zaimi aksident ne vasil shanto flutura zaimi

Sondazh

Poll