Aktualitet

VD-Parku i Butrintit/ Majko me kritika: 2 muaj para marrëveshjes ju ndërroni kufijtë

10 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA
VD-Parku i Butrintit/ Majko me kritika: 2 muaj para marrëveshjes ju

TIRANË– Në Komisionin për Politikën e Jashtme u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi se qeveria në janar të këtij viti ka ndryshuar kufijtë e ketij Parku, duke ia hedhur barrën fondacionit. Majko u shpreh se ky ndryshim duhej bërë pas marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan, që synon ka kthejë Parkun në një Brand ndërkombëtar.


Pandeli Majko: Ajo që ngatërrohet është se kjo marrëveshje nuk bëhet për të gjithë parkun ekzistues. Nëse do te hapni VKM e vitit 2002 e ndan në disa zona, dhe flet për zonën A3 dhe s’ka të bëjë me asnjë lloj ndërtim hotelerie. Fondacioni amerikano-shqiptar është tek aktorët që i kemi besuar cështjen e kartave të identitetit. Fondacioni i Butrintit kishte një rol për mbrojtjen dhe tani flasim për menaxhimin, dhe flasim për atë që quhet A3. Pasi qeveria bëri planin e menaxhimit, në janar të vitit 2022 ju keni ndërruar kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit, që nuk ka të bëjë fare në marrëveshje, keni bërë ndryshim kufijsh të C3. Ky menaxhim i ri do e kthejë Butrintin në Brand ndërkombëtar. Dyshime se mos fondacioni na bën dicka atje janë të tepërta.

Elva Margariti: E sigurt që nuk na e lëviz nga vendi.

Pandeli Majko: Kemi dëgjuar, me qetësi të gjitha llojet. Unë e kam ndjekur për një periudhë të paktën 20 vjet. Pra në këtë kuadër menaxhimi i A3 për ta kthyer në Brand ndërkombëtar është një gjetje e goditur. Ajo që nuk jam dakort me qeverinë, është se në kohën që diskutojmë kemi bërë edhe planin, 2 muaj para ju ndërroni kufijtë. Mund ta kalonit pas, nuk mund ti vini peshë marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike komisionin për politikën e jashtme pandeli majko komisionin për politikën e jashtme pandeli majko

Sondazh

Poll