Aktualitet

I kërkuar në Spanjë për 40 vjedhje! Lihet në burg drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

10 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA
I kërkuar në Spanjë për 40 vjedhje! Lihet në burg

LEZHË– Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, me afat 40 ditë. Burgu me afat 40 ditë është dhënë me qëllim që gjatë kësaj kohe të plotësohen dokumentet për ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë vendase.

Në vitin 2019-të, Dosja.al raportoi denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Prodani, kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari për Dosja.al i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.

Prodani u arrestua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana. 41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet alfred prodani arrestohet alfred prodani alfred prodani arrestohet alfred prodani

Sondazh

Poll