Aktualitet

“9 mijë euro nata”, Autoriteti për çmimet e hoteleve: Mos abuzoni, do ketë gjoba

10 Maj 2022, 10:26 Nga DOSJA
“9 mijë euro nata”, Autoriteti për çmimet e

TIRANË– Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar gjoba për hotelet që kanë abuzuar me çmimet, të cilët siç u raportua dy ditë më parë nga Dosja.al kërkojnë 9 mijë euro për një natë, gjatë finales së Ligës së Konferencës. Në një njoftim për mediat, Autoriteti i Konkurrencës shkruan se nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit. Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme dhe të orientuara drejt kostos. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

“Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit. Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës: – të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos; – të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta. Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës,”- thotë Autoriteti në një njoftim për mediat.

Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë që hotelet që shumëfishojnë çmimet e dhomave në Tiranë deri në 9 mijë euro nata. Në një denoncim të publikuar dy ditë më parë nga kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi shkruhet se për shkak të tifozëve që do të vendosen në Tiranë për ndjekur përballjen Roma-Feynord, çmimet janë bërë mjaft të kripura. Topuzi i bën thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Financave që të shikojë situatën dhe të kthejë gjithçka në normalitet.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane

Sondazh

Poll