Aktualitet

VD-Bashkia liroi hapësirat publike në Shkodër/ Pronarët e bizneseve: Po falimentojmë

10 Maj 2022, 09:10 Nga DOSJA
VD-Bashkia liroi hapësirat publike në Shkodër/ Pronarët e

SHKODËR– Pronarët e bizneseve në Shkodër kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë për lirimin e hapësirave publike. Për mediat, pronarët tregojnë se nuk përballojnë dot shpenzimet e se vendimi i Bashkisë po i çon drejt falimentit. 

“Unë përfaqësoj një biznes të vogël prej 6 vitesh në pedonale, kemi pasur kontratë të rregullt me bashkinë e Shkodrës, për shfrytëzimin e hapësirës publike në periudhave të caktuara. Ka 1-2 javë kohë që nuk kam qenë dakord për lirimin e hapësirave publike, por ne jemi të bllokuara dhe kërkojmë të marrim një shpjegim prej bashkisë së shkodrës si do të operojmë për sezonin turistik. Me këtë kapacitet, as çerekun e kapacitetit që kemi punuar më përpara, është e pamundur të përballojmë shpenzimet mujore që kemi qera drita ujë, punëtorë. Aktualisht e kemi punën e kufizuar”, tha ai.

“Përfaqësoj një bar restorant pasi kam 27 punëtorë aty. Mos shfrytëzimi i hapësirës publike ne jemi të mbaruar drejt falimentimit. Ne kërkojmë të shfrytëzojmë hapësirën publike ashtu sic ka qenë gjithmonë. Siç janë në gjithë botën evropiane, ashtu ta shfrytëzojmë dhe ne asgjë më shumë. Thjesht em shfrytëzu hapësirën publike dhe me vazhdu punëtorët punën ose ndryshe do të heqim punëtorët”, tha pronari i një biznesi.


Me vendim të Kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Shkodër dhe Policia Bashkiakë kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike. Rruga “Kolë Idromomeno” në Shkodër është liruar. 17 subjekte të cilat kanë vite që veprojnë dhe kanë vite që kanë patur pjesën kryesore qendrën e kësaj rruge në shfrytëzim iu janë hequr mjetet e punës.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoder shkoder proteste ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll