Sport

VD/ Klopp i përgjigjet Guardiolës: “Asgjë nuk ka mbaruar, ne besojmë!”

10 Maj 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD/ Klopp i përgjigjet Guardiolës: “Asgjë nuk ka mbaruar,

ANGLI – Të dielën, Manchester City, kryesuesi i Premierligës, duke mposhtur Newcastle 5-0 në shtëpi, kaloi me 3 pikë epërsi ndaj ndjekësve të tyre, Liverpoolit, i cili një ditë më parë kishte barazuar në shtëpi kundër Tottenhamit (1-1). Me të dy klubet që kanë ende për të luajtur tre ndeshje, duket “Cityzen” se ka marrë një epërsi në garën për titullin e kampionit të Anglisë.

Në këtë kuadër, kuqezinjtë do të udhëtojnë këtë të martë drejt Aston Villas për një ndeshjeje të prapambetur të javës së 33-të të Premier League.

Në prag të këtij takimi, trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, në një konferencë për shtyp tha se skuadra e tij nuk i kishte humbur të gjitha shpresat për të fituar titullin: “Është e qartë se nuk ka mbaruar. Kemi edhe tre ndeshje për të luajtur dhe shqetësimi im është që t’i fitojmë ato. Nuk kam asgjë për të thënë për fitoren e Cityt. Ne nuk ndalojmë së besuari te titulli.”

Përveç kësaj, trajneri gjerman ka shfrytëzuar paraqitjen e tij para gazetarëve për t’iu përgjigjur Pep Guardiolës, disi me ironi: “Unë jetoj në Liverpool. Ka shumë njerëz që duan të na shohin të fitojmë kampionatin, kjo është e sigurt. Por edhe këtu, është pothuajse gjysma (pjesa tjetër e popullsisë që mbështet Evertonin. Të them të drejtën nuk e di nëse na mbështet i gjithë vendi. Nuk është ndjenja që kam kur luajmë jashtë, është krejt e kundërta (buzëqesh)”.

Më pas tekniku u përpoq të tregonte mirëkuptim për Guardiolën: “Nuk e di se në çfarë situate ishte Pep (kur e bëri atë deklaratë). Skuadra e tij sapo është eliminuar nga Champions League, është e vështirë ta pranosh, ndërkohë që ne u kualifikuam në finale. Secili thotë çfarë të dojë. Personalisht kam thënë tashmë gjëra që nuk do t’i përsëris. Të dielën thashë se, pavarësisht nivelit të tyre të lojës, Tottenham mbeti i pesti në tabelë, dukej mirë në atë kohë, por ndoshta nuk ishte shumë e drejtë”.

? “After getting knocked out of the Champions League, that’s already difficult to take.”

Jürgen Klopp on Pep Guardiola being upset about being knocked-out of the #UCL whilst Liverpool made the final. pic.twitter.com/VPjMcxMxcR

— Football Daily (@footballdaily) May 9, 2022

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp blerjes verore të manchester cityt historia e jurgen klopp “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp blerjes verore të manchester cityt historia e jurgen klopp

Sondazh

Poll