Sport

Sevilla dridhet: Çmenduri, Eintracht ka marrë 100.000 kërkesa për bileta…

10 Maj 2022, 04:11 Nga DOSJA
Sevilla dridhet: Çmenduri, Eintracht ka marrë 100.000 kërkesa

GJERMANI – Eintracht Frankfurt ka marrë 100.000 kërkesa për bileta për finalen e Europa League kundër Glasgow Rangers, që do të luhet në Seville më 18 maj, sipas klubit gjerman. “Ne do të përpiqemi të marrim çdo biletë që është në dispozicion në treg,”- tha zëdhënësi i klubit Helmann Axel.

Numri i kërkesave për bileta e kalon shumë kontigjentin që është në dispozicion të klubit gjerman për finalen. “Kemi pasur një numër të madh aplikimesh, por interesi që kemi parë në vetëm 48 orë është gjigant dhe shkon përtej çdo gjëje që kishim imagjinuar”,- tha ai.

“Ne e dimë se do të ketë shumë zhgënjime. Por ne do të përpiqemi të marrim çdo biletë që mund të marrim përmes kanaleve zyrtare,”- shtoi ai. Finalja gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në një ekran gjigant në stadiumin e Eintracht.

B.T (Dosja.al)

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport eleminimi nga europa league glasgow rangers në ndeshjen kundër eintracht frankfurt eleminimi nga europa league glasgow rangers në ndeshjen kundër eintracht frankfurt

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...