Sport

Conference League/ Tifozët e Romës, kaos me biletat dhe rezervime të anuluara për Tiranën

9 Maj 2022, 19:22 Nga DOSJA
Conference League/ Tifozët e Romës, kaos me biletat dhe rezervime

ITALI-Finalja e parë e Conference League nuk ka ngrohur vetëm shpirtin e tifozëve të Romës, të cilët për herë të parë pas vitesh luajnë për një titull europian. Nuk do të jetë Champions League, por kritikuesit e kupës së sapokrijuar të kërkuar nga UEFA do të duhet të ndryshojnë mendje për mungesën e atraktivitetit të turneut.

Në fakt, një gjueti e vërtetë biletash po zhvillohet në Romë. Të gjithë duan të shkojnë në Tiranën e vogël për të valëvitur ngjyrat verdhekuqe. Sa keq që ‘Arena Kombëtare’ do të mbajë më pak se 19 mijë njerëz. Një stadium i ri, nga arkitekti italian Marco Casamonti, i cili, megjithatë, me siguri nuk mund të akomodojë eksodin romanist.

Nesër UEFA do të vërë në shitje 10 mijë bileta (të rezervuara për të gjithë, nuk janë për dy tifozët), ndërkohë që në internet ka shpërthyer përshkallëzimi i egër. Biletat që klubi shpërndau falas për ata që ishin në Norvegji ndaj Bodo Glimt u shpërndanë përmes një shorti (rreth 3500 gjithsej), tani po rishiten online për shifra astronomike. Çmimi bazë për një kupon të vetëm të nxjerrë në ankand është rreth 800 euro, ndërsa në rastin më emblematik që po bën xhiron e rrjeteve sociale, shiten dy bileta për shumën modeste prej 10 mijë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...