Sport

Gol me shije Europe, Çoba në minutën e 95′ nderon Vllazninë, Kukësi i Longos nuk ‘ndez’

9 Maj 2022, 19:58 Nga DOSJA
Gol me shije Europe, Çoba në minutën e 95′ nderon

SHKODËR-Vllaznia fiton në frymën e fundit ndaj Kukësit në ‘Loro Boriçi’ me shifrat 2-1. Da Silva në minutën e 42′ do të shënonte golin e parë për Vllazninë, duke dërguar kuqeblutë me një moral më të lartë në dhomat e zhveshjes. Në fraksionin e dytë, Kukësi do të barazonte shifrat në minutën e 80′.

Në vazhdim, Vllaznia provoi të gjente sërish avantazhin dhe pati sukses falë talentit të shtëpisë Mehdi Çoba i cili shënoi në minutën e 95 për të rikthyer skuadrën në avantazh dhe për t’i falur tre pikë që e dërgojnë ekipin në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Kukësi pëson humbjen e tretë rradhazi dhe mbetet në vendin e pestë në kuotën e 46 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport vllaznia vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...