Sport

Klauzola që Haaland kërkon nga City, ka të bëjë me Guardiolën

10 Maj 2022, 04:24 Nga DOSJA
Klauzola që Haaland kërkon nga City, ka të bëjë me

ANGLI – Në Manchester City duan të ‘vrasin dy zogj me një gur’ për të ardhmen e ekipit. Në radhë të parë, një objektiv është rinovimi i kontratës së Pep Guardiolës.

Trajneri katalanas përfundon kontratën e tij në vitin 2023 dhe synimi i drejtuesve të klubit është ta lidhin atë me klubin deri në vitin 2025, një lëvizje që do të ndihmonte edhe në nënshkrimin e të dëshiruarit Erling Haaland, autor i një “hat-trick” në ndeshjen e tij të fundit.

Siç zbulon ‘The Sun’, trajnimi i Guardiolas është një kusht thelbësor për të mbyllur një nga marrëveshjet nga më të rëndësishme të viteve të fundit. Norvegjezi e di, se nën urdhrat e Pep mund të marrë më të mirën nga vetja.

Siç u raportua një javë më parë, gara për nënshkrimin e Haaland ka përfunduar. Vendimi zyrtar për transfertën e futbollistit të Borussia Dortmundit do të vijë shpejt, sapo të kryhet pagesa e klauzolës. Duket se Guardiola më në fund do të ketë qendërsulmuesin e shumëpritur.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport blerjes verore të manchester cityt skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt blerjes verore të manchester cityt skuadra e pep guardiolas trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...