Sport

Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë, ja kur zyrtarizohet Haaland te Man.City

9 Maj 2022, 19:34 Nga DOSJA
Kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë,

ANGLI-Më shumë konfirmime vijnë për transferimin e afërt të Erling Haaland te Manchester City. Sipas të përditshmes belge “DH”, sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka kryer ekzaminimet mjekësore në Bruksel me kreun e stafit mjekësor të Manchester City-t, Edu Mauri për të përfunduar fazën e parafundit të mbërritjes së tij në Angli.

Zyrtarizimi i blerjes së Haalandit pritet të ndodhë në momentin kur City të sigurojë matematikisht titullin kampion në Premier League. Ndërkohë, gazetari italian i specializuar në lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, këmbëngul se njoftimi nga City do të jepet këtë javë. Klubi anglez ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve europiane, mbi të gjitha Real Madrid dhe Barcelonën.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport haaland manchester city haaland manchester city

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...