Sport

Jo thjesht një drekë, Mbappe ‘kapet mat’ së bashku me yllin e PSG; 7 minuta larg Bernabeut

9 Maj 2022, 19:10 Nga DOSJA
Jo thjesht një drekë, Mbappe ‘kapet mat’ së bashku me

SPANJË-Kylian Mbappe po çmend sërish tifozët e Real Madrid, të cilët gjithnjë e më shumë po flasin për një transferim të yllit francez në Spanjë. Sulmuesi francez është parë në një restorant të njohur në kryeqytetin spanjoll, së bashku me shokun e skuadrës, Achraf Hakimi dhe dy persona të tjerë (përfshirë vëllain e lojtarit maroken).

 

? Así sale @KMbappe del restaurante de Madrid

? Como ha adelantado @COPE, el delantero francés ha comido allí con @AchrafHakimi

? @CesarAbadia7

? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/RfGsBHwF7v

— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 9, 2022

Ky udhëtim nga Mbappe në Madrid është një kapitull i ri në javët e fundit në të cilin telenovela Kylian ka përjetuar lloj-lloj situatash. Një seri ngjarjesh në të cilat rinovimi i tij me PSG-në madje u mor si i mirëqenë. Lojtari përfitoi nga dy ditët e pushimit të dhënë nga Paris Saint Germain (i cili do të rifillojë stërvitjet të mërkurën) për të udhëtuar drejt Spanjës.

Një vizitë kënaqësie apo një udhëtim që fsheh negociata të mundshme në merkato? Kontrata e Mbappe me PSG-në skadon në më pak se dy muaj dhe tani është koha që francezi të marrë një vendim.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...