Sport

“Katar 2022”: FIFA refuzon kërkesat, duhet riluajtur Brazil-Argjentinë

10 Maj 2022, 04:44 Nga DOSJA
“Katar 2022”: FIFA refuzon kërkesat, duhet riluajtur

ZVICER – FIFA ka konfirmuar se ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, do të luhet ende, pasi komisioni i apelit ka refuzuar ankesën e dy federatave.

Ndeshja e planifikuar në 5 shtatorin e kaluar në Sao Paulo, u ndërpre pas vetëm pesë minutash lojë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve shëndetësore vendase.

FIFA në shkurt vendosi të riluhet ndeshja dhe të pezullojë katër lojtarë argjentinas për dy ndeshje, duke vendosur dënime për një sërë shkeljesh ndaj dy federatave, të cilat e apeluan dhe e humbën atë.

“Komisioni i Apelit ka konfirmuar se ndeshja do të duhet të përsëritet dhe ka ndëshkuar me një gjobë prej 50.000 frangash zvicerane (rreth 48.000 euro) ndaj CBF-së dhe AFA-së për shkak të anulimit të ndeshjes”.

Gjobat e tjera janë ulur, por Brazili (CBF) do të duhet të paguajë ekuivalentin e 240.000 eurove të tjera, ndërsa Argjentina (AFA) rreth 95.000 euro.

I vetmi fakt pozitiv për aplikantët është se ndeshja nuk do të ndryshojë asgjë, duke qenë se të dyja kombëtaret janë tashmë të kualifikuara dhe se me çdo rezultat brazilianët janë të sigurt që do të përfundojnë në krye dhe argjentinasit në vendin e dytë në grup.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport kombetarja e brazilit kualifikuese të argjentinës kupën e botës 2022 në katar kombetarja e brazilit kualifikuese të argjentinës kupën e botës 2022 në katar

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...