Aktualitet

Avioni për Abu Dabi u godit nga rrufeja, pasagjerët shqiptarë: Shpërthimi ishte i fuqishëm

10 Maj 2022, 07:14 Nga DOSJA
Avioni për Abu Dabi u godit nga rrufeja, pasagjerët shqiptarë:

TIRANË– Pasagjerët të cilët po udhëtonin në avionin e nisur nga Tirana drejt Abu Dabi, u panikosën nga shpërthimi i rrufesë. Momente paniku dhe tronditjeje, ishin ato minuta për udhëtarët, të cilët fillimisht menduan se avioni kishte pësuar një defekt. Kjo ndodhi vetëm 10 minuta pasi avioni ishte nisur nga aeroporti i Rinasit.

“Ishte e frikshme, shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk dinim çfarë të bënim”, janë shprehur pasagjerët.

Pasagjerët janë alarmuar deri sa avioni ka arritur të ulet sërish në pistë dhe fluturimi është shtyrë. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet avioni avioni goditet nga rrufeja shqiperi avioni avioni goditet nga rrufeja shqiperi

Sondazh

Poll