Aktualitet

I qetë, me telefon në dorë!Del VIDEO,Ajas Sulejmani largohet me vajzën pasi përplasi çiftin

9 Maj 2022, 22:14 Nga DOSJA
I qetë, me telefon në dorë!Del VIDEO,Ajas Sulejmani largohet me

TIRANË– Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur në zonën e Rrugës së Kavajës, ku Ajas Sulejmani mori para një çift dhe foshnjën e tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk rrezikon jetën.Në studion e emisionit “Opinion” u publikua këtë të hënë momenti kur Ajas Sulejmani largohet me vajzën në krahë pak çaste pasi përplasi me makinë tek vizat e bardha çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre 3 muajsh.

39-vjeçari ecën i qetë ndërsa në dorë duket se ka telefonin, ndërsa diçka kërkon, ndoshta telefonon një taksi për të shkuar në spitalin ku edhe u kap.

Sulejmani, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe në makinë kishte edhe vajzën e tij të vogël u largua nga vendi i ngjarjes, që ndodhi të dielën në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ai shkoi në një spital privat ku dhe u arrestua pak kohë më vonë. Çifti i bashkëshortëve Konomi mbetën të plagosur rëndë dhe aktualisht janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet g-class perplas ciftin dhe foshnjen g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll