Aktualitet

Rama në Bruksel/ Takohet me Borrell dhe Várhelyi, pritet konferencë e përbashkët (AXHENDA)

10 Maj 2022, 05:31 Nga DOSJA
Rama në Bruksel/ Takohet me Borrell dhe Várhelyi, pritet

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Kreu i qeverisë mbërriti mbrëmjen e kaluar, aty ku dhe u prit nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Axhenda e plotë e kryeministrit për ditën e sotme është zbardhur. Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit. Po ashtu, do të zhvillojë takime sërish me Borrell dhe me komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

AXHENDA E PLOTË:

-Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

-09.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian – Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon – Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

-11.15 Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

-11.30 Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

-13.30 Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30 Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

-17.30 Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama në bruksel edi rama edi rama në bruksel

Sondazh

Poll