Aktualitet

E PADËGJUAR! Dy shqiptarë blejnë hotel në Gjermani, kultivojnë në 48 dhoma kanabis

10 Maj 2022, 07:56 Nga DOSJA
E PADËGJUAR! Dy shqiptarë blejnë hotel në Gjermani,

GJERMANI– Dy shqiptarë kanë blerë një hotel në Gjermani e më pas e kanë përdorur për kultivim kanabis. Tashmë ata të dy janë pas hekurave dhe u përballën me gjykatën gjermane për akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Aktiviteti i të rinjve në Bismarckstrasse kishte tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç, raportojnë mediat gjermane.

Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “boëlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”. Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet gjermani kanabis shqiptaret ne gjermani gjermani kanabis shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll