Aktualitet

Grabitja e bankës në Koplik/ Zbulohet shuma e parave që morën autorët, ‘maskat’ në arrati

10 Maj 2022, 06:41 Nga DOSJA
Grabitja e bankës në Koplik/ Zbulohet shuma e parave që

KOPLIK– 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë të reja u ‘boshatisën’ nga arkat e sportelve të bankës së nivelit të dytë në Koplik. Tre autorët (ende të paidentifikuar) me maska, të veshur me të zeza dhe nën kërcënimin e armës grabitën shumat monetare në mes të ditës. Pas grabitjes, autorët u larguan me mjetin ‘Golf’, e pak minuta më pas ata e braktisën në dalje të Koplikut. Si për të humbur gjurmët, autorët i vunë flakën. 

Më pas, autorët ndaluan një mjet ‘Mercedes Benz’ i cili po kalonte rastësisht në zonë. Përmes kërcënimit, ata zbritën nga mjeti drejtuesin duke e lënë në rrugë, e duke ia marrë mjetin, e duke u drejtuar për nga Hani i Hotit. Për kapjen e tyre, u angazhuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA si dhe një helikopter, mirëpo 1 ditë pas grabitjes, ende nuk ka asnjë person të ndaluar. 

Tre personat grabitë bankën e nivelit të dytë ditën e djeshme, rreth orës 14:10 minuta. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka ne koplik koplik grabitet banka ne koplik koplik

Sondazh

Poll