Aktualitet

Gjuha shqipe futet lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvard-it

10 Maj 2022, 08:09 Nga DOSJA

SHBA– Gjuha Shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në Kembrixh. Për herë të parë në histori, Gjuha Shqipe pritet të futet si lëndë me zgjedhje për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Këtë e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet. Përmes një postimi në Facebook, Limani thotë se Gjuha Shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

POSTIMI:

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

(A.B)/DOSJA.AL

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet gjuha shqipe gjuha shqipe ne harvard harvard gjuha shqipe gjuha shqipe ne harvard harvard

Sondazh

Poll