Aktualitet

HARTA LIVE/ Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

10 Maj 2022, 05:20 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

TIRANË– Dita e sotme paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave si edhe ri-kthim të motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rënie e lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll