Aktualitet

VD-Aksion blic në Tiranë, bien në ‘rrjetë’ mjete luksi, shoferi i paduruar:Sa e kam gjobën?

9 Maj 2022, 23:07 Nga DOSJA
VD-Aksion blic në Tiranë, bien në ‘rrjetë’ mjete

Për të rritur sigurinë rrugore policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive edhe këtë të hënë. Në filtrin e efektivëve të rrugores kanë qenë kryesisht mjetet luksoze të cilat nuk zbatonin kodin rrugor. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka ndjekur nga afër disa nga këto kontrolle ku efektivët në terren kanë konstatuar që drejtuesit e mjeteve nuk u japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha dhe gjobiten me 3 mijë lekë.

Po ashtu shumë mjete të tjera u ndaluan sepse kishin errësuar xhamat e makinave në kundërshtim me ligjin dhe janë gjobitur në vlerën 15 mijë lekë të reja.

Madje dëgjohet edhe një shofer që i thotë efektivit të Policisë Rrugore: E sa e kam marrë gjobën unë?, ndërsa polici i përgjigjet: Po prit mor burrë? Ç’ke?

Një prej këtyre drejtuesve, që u ndalua për xhama të mjetit të errësuar u arrestua sepse tentoi të korruptojë punonjësin e policisë duke I ofruar 2 mijë lekë.

Marrë nga Top Channel

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore tirane policia rrugore tirane

Sondazh

Poll