Aktualitet

Fustani i Ronelës i kopjuar? Stilisti brazilian akuzon Niko Komanin: S’më dhatë meritat

10 Maj 2022, 05:37 Nga DOSJA
Fustani i Ronelës i kopjuar? Stilisti brazilian akuzon Niko Komanin:

TIRANË– Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka marrë vëmendje të madhe me veshjen në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision. Veshja e saj në dukje unike, e stiluar nga Niko Komani duket se është e kopjuar. Themi këtë, pasi një ilustrator brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka akuzuar stilistin se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura. Leopoldom ka bërë disa postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”– shkruan ai.

Ai ka postuar gjithashtu dizenjimin që ai ka bërë, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hjatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020.

Ende nuk ka një reagim nga vetë Niko Komani…

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore showbiz ronela hajati ronela hajati

Sondazh

Poll