Aktualitet

Lapsus apo keqpërkthim? Yuri Kim mohon se përmendi Ina Ramën: Gjykoni vetë!

9 Maj 2022, 19:00 Nga DOSJA
Lapsus apo keqpërkthim? Yuri Kim mohon se përmendi Ina Ramën:

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duket se ka një koment për mënyrën sesi është interpretuar deklarata e saj, sot në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”.

Yuri Kim kërkon që të ketë më shumë vëmendje në paragrafin e dytë ku nuk përmendet pjesa ku ajo thotë: Do ta marrim vesh kur të jetë e suksesshme kur të mos ketë magjistratë të angazhuar në sjellje të keqe. Gjithashtu konsiderohet e suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, ta quajnë prokurore këtë apo atë, të thonë që drejtësia nuk jepet kur ana ime futet në burg. Kjo nuk është drejtësi! Këto nuk janë standarde që populli kërkon. Duhet drejtësi që i besohet me sy të verbër. Të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ndërsa kjo frazë e bërë me “bold” nuk është zbardhur në deklaratën e saj zyrtare të publikuar në faqen e Ambasadës. 

“Mos u gënjeni nga titujt mashtrues dhe raportimet partiake të asaj që thashë sot për reformën në drejtësi. Lexoni (veçanërisht paragrafin 2) dhe gjykoni vetë,”-shkruan ambasadorja amerikane.

Don’t be fooled by the misleading headlines & partisan reporting of ëhat I said today about justice reform. Read (especially 2nd paragraph) & judge for yourself. ? https://t.co/3ZEMIznTIA

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 9, 2022

Megjthatë përkthyesja e thotë edhe pjesën që ku është nënkuptuar ish-kryeprokurorja Ina Rama, edhe pse mund të jetë një nga shumë frazat që humbasin në përkthim. Kjo deklaratë shkaktoi shumë bujë sot, pasi kujtoi sulmin e Sali Berishës ndaj ish-kryeprokurores, Ina Rama. Kim tha edhe se do të quhet e tillë kjo reformë kur politikanë të mos e quajnë prokurorët atë apo këtë, ndërsa shtoi se populli do një drejtësi me sy të mbyllur dhe ligj të barabartë për të gjithë.

Çfarë ka thënë Sali Berisha për Ina Ramën?

Pas protestave të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persna, Berisha asokohe si kryeministër nuk i kurseu akuzat. Sipas Berishës, ndaj tij po bëhej “puç shteti” pasi donin që ta largonin nga pushteti duke mos i kursyer akuzat ndaj ish-kryeparlamentares dhe presidentit të asokohe, Bamir Topit.

“Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi tregojnë se janë hienat e prapaskenës së puçit të rrugës për të cilin duhet të merreshin jetët e burrave fëmijëve e vëllezërve tuaj. Ata të cilët mendojnë se në strofullën ku janë do të mund të vazhdojnë këtë veprimtari i garantoj se i pret ai fund që meritojnë. Situata është tërësisht nën kontroll. Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit por janë përpëlitje të dështuara të mjera. Ato që i bëjnë nuk dinë ku do të fusin kokëm nuk dinë se si do të shpëtojnë,”-thoshte Berisha në atë kohë.

LAJMI KRYESOR: Rama sulmoi SPAK, Yuri Kim s’e pret mirë: Mos e bëni më! Manja s’e dëgjon: Hetoni Berishën!

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike drejtësi në kohë sfidash yuri kim drejtësi në kohë sfidash yuri kim

Sondazh

Poll