Aktualitet

Rama sulmoi SPAK, Yuri Kim s’e pret mirë: Mos e bëni më! Manja s’e dëgjon: Hetoni Berishën!

9 Maj 2022, 16:55 Nga DOSJA
Rama sulmoi SPAK, Yuri Kim s’e pret mirë: Mos e bëni më!

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u është përgjigjur ashpër kryeministri Edi Rama dhe parardhësit të tij në detyrë, Sali Berisha. Në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, ambasadorja Yuri Kim i ka kthyer përgjigje sulmeve që Rama bëri ndaj SPAK pasi u kërkoi që të mos sulmonin më socialistët por të hetonin Sali Berishën dhe presidentin Ilir Meta.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se ky nuk është standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi, duke shtuar se ajo duhet të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetime, ose nëse prokurorët hapin dosje sepse janë të porositur, urdhëruar apo kërcënuar.

Me të mbaruar fjalën ambasadorja amerikane, ku theksoi se politikanët nuk duhet që të jepnin udhëzime, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të kundërtën. Ai sërish ka përsëritur thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, duke përmendur edhe çështjet ku emri i tij ka qenë i përfshirë. Madje nuk u ndal me aq, por kërkoi edhe që drejtësia të hidhte sytë nga pasuria e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Ndërkohë që në të njëjtën konferencë, mbajtën dhe nga një fjalë të shkurtër edhe drejtues të organeve të ndryshme të drejtësisë në vend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Lapsus apo keqpërkthim? Yuri Kim mohon se përmendi Ina Ramën: Gjykoni vetë!

Dita e drejtësisë, Metani: Bulizimi i drejtësisë s’i shërben askujt!

Manja: Drejtësia e re të na thotë nëse Berisha është i pafajshëm dhe SHBA ka lajthitur

“L***re bulevardi”/ Yuri Kim i kthehet Ramës e Berishës: Ligji, i barabartë për të gjithë!

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike drejtësi në kohë sfidash ulsi manja yuri kim drejtësi në kohë sfidash ulsi manja yuri kim

Sondazh

Poll