Aktualitet

Aksidenti i çiftit/Shefi i “Rrugores”:S’tha shpjegime, donte avokat.Kishte mungesë vëmendje

9 Maj 2022, 22:37 Nga DOSJA
Aksidenti i çiftit/Shefi i “Rrugores”:S’tha shpjegime,

TIRANË– Altin Qato, drejtoro i Përgjithshëm i Rrugores ka treguar detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Kavajës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Qato tha se drejtuesit të mjetit, Ajas Sulejmanit i është hequr drejtimi i mjetit për një vit, ndërkohë që mbi të rëndojnë disa vepra penale.

Po ashtu, Qato shtoi se shoferi ka pasur mungesë vëmendje në drejtimin e automjetit. Qato tregoi se në momentin e parë, Sulejmani ka dashur të flasë vetëm nën praninë e avokatit dhe është shmangur të japë shpjegimet e para.

“Ne kemi një procedurë standard për të bërë testin e përdorimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike. Kemi një flotë alkooltestues. Janë 6 pajisje drogë testues. Përdorimi i lëndëve narkotike ndikon. Testi i alkoolit ka dalë negative. Testi i drogës ka dalë pozitiv. Janë bërë të gjitha veprimet proceduriale. Po ta shikosh në pamje. Ka pasur totalisht mungesë vëmendje të drejtuesit të automjetit. Shpejtësia është mbi 50, por do të dalë një akt ekspertimi. Policia rrugore identifikon shkaqet kryesore të aksidentit. Në momentin e parë ai ka dashur të flasë para avokatit. Është shmangur të japë shpjegimet e para,”-shtoi ai në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet altin qato altin qato

Sondazh

Poll