Sport

Barazim që çon Skënderbeun në Kategorinë e Parë, Dinamo 90 minuta drejt ‘greminës’

9 Maj 2022, 17:05 Nga DOSJA
Barazim që çon Skënderbeun në Kategorinë e Parë,

KAMËZ– Skënderbeu në Kategorinë e Parë. Pas 13-vitesh në elitë, skudra korçare detyrohet të zbresë një kategori më poshtë. Ndaj Dinamos, takimi luajtur në Kamëz përfundoi me shifrat 1-1.

Skudra e Gegës ishte duke marrë një fitore deri në minutën e 90-të falë golit të Berishës, por një penallti e akorduar në fund nga arbitri Enea Jorgji pas edhe ndërhyrjes së VAR-it dhe e shndërruar në gol nga Sabien Lilaj bëri që në fund bardhekuqtë të dilnin kokëulur nga stadiumi i Kamzës.

Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, gjenden po minus nëntë pika nga Egnatia e vendit të tetë.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport dinamo skenderbeu dinamo skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 9 Maj 2022, 16:54

Teuta sheh në horizont Europën, tris Egnatia-s

DURRËS-Teuta mposht 3-1 Egnatian në javën e 33-të të Kategorisë Superiore dhe sheh Europën 6 pikë larg. Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë...