Sport

Guardiola, çfarë ‘shigjete’ ndaj Liverpool: “Kanë fituar vetëm një titull në 30 vjet”

9 Maj 2022, 15:14 Nga DOSJA
Guardiola, çfarë ‘shigjete’ ndaj Liverpool:

ANGLI– Ashtu si në Serie A, edhe në Premier League lufta për titull është shumë e hapur. Me tre javë para përfundimit të sezonit, Manchester City ndodhet në krye +3 ndaj Liverpool. Në ndeshjen e fundit, ‘qytetarët’ shfrytëzuan barazimin e Liverpool ndaj Tottenham (1-1). Në fund të ndeshjes kundër Neëcastle, ku Manchester City fitoi me shifrat 5-0, Guardiola ironizoi disi rivalin kryesor për titull.

“Do të jetë një duel i bukur, edhe nëse nuk janë mësuar ta fitojnë. Liverpool ka një histori të pabesueshme në nivel europian, por nuk e ka në Premier League, ku ka fituar vetëm një herë në tridhjetë vjet – ishte deklarata e trajnerit spanjoll – Një javë më parë askush nuk mendonte se do të bëheshim kampionë. Të gjithë në këtë vend mbështet Liverpool: mediat, tifozët të gjithë. Fati ynë është në duart tona, ne do të duhet të përpiqemi të fitojmë.” Përfundoi Guardiola.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool premier league liverpool premier league

Sondazh

Poll