Sport

Georgina Rodríguez zbulon në Instagram emrin e vajzës së saj…

9 Maj 2022, 13:17 Nga DOSJA

ANGLI – Zbulohet emri i anëtarit të ri të familjes, mes futbollistit dhe modeles. Pikërisht përmes një publikimi në Instagram, Georgina, zbuloi se si do të quhej vajza e tyre, përmes një mesazhi të shkurtër dhe një zemre.

Pas lajmit tragjik me të cilin çifti u desh të përballej gati një muaj më parë, si Cristiano Ronaldo ashtu edhe Georgina Rodríguez, janë të lumtur me vajzën e tyre të re.

Modelja ka shpërndarë disa foto të vajzës së saj të vogël në Instagram dhe përmes një fraze ka zbuluar emrin e të porsalindurës.

“Bella Esmeralda 180422 ”, ka shkruar influencuesja në rrjetet e saj sociale. Në fotografitë e publikuara nga Georgina Rodríguez, vajza e vogël shihet me komplete të ndryshme veshjesh për të sapolindur, ndër të cilat bie në sy një set Moschino.  Biznesmenia e ka shoqëruar këtë frazë me një zemër të gjelbër, duke iu referuar ngjyrës që përfaqëson emrin e saj.

Me prezantimin e Bella Esmeraldës para botës, me një foto më 30 prill, ai është fëmija i pestë i futbollistit: Cristiano Jr; binjakët Eva dhe Mario të lindur nga dikush tjetër, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, dy vajzat biologjike të çiftit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport cristiano ronaldo humb djalin georgina rodrigues prania e ëmbël e georgina rodriguez cristiano ronaldo humb djalin georgina rodrigues prania e ëmbël e georgina rodriguez

Sondazh

Poll