Aktualitet

Vdekja e gruas në Korçë/ Trupi do i nënshtrohet autopsisë, analizat zbardhin ngjarjen

9 Maj 2022, 13:09 Nga DOSJA
Vdekja e gruas në Korçë/ Trupi do i nënshtrohet

KORÇË– Mbetet ende mister vdekja e 50-vjeçares, Albana Saliçe e cila humbi jetën pak orë pasi kishte dalë nga spitalit. Trupi i Saliçes iu është nënshtruar autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së gruas. Sipas policisë së Korçës, pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.

“Mëngjesin e djeshëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasja A. R., 50 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Policisë dhe këqyrja e trupit të 50-vjeçares nuk janë konstatuar dëmtime. Gjithashtu është kryer autopsia nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Albana Saliçe humbi jetën mëngjesin e së dielës pak orë pasi kishte marrë mjekim në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Gruaja kishte shkuar ne spital në orët e para të mëngjesit ku i ishte nënshkruar një kontrolli nga ana e stafit mjekësor. Pas ndihmës së parë të dhënë në urgjencë, gruaja më pas është dërguar nga shtëpi, ku edhe ka humbur jetën. Bashkëshorti i saj, Edison Saliçe, ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet albana salice edison salice albana salice edison salice

Sondazh

Poll