Aktualitet

VD-Aksidenti në Tiranë “ngre” në këmbë Rrugoren, shefi i Elbasanit: S’ka tolerancë

9 Maj 2022, 10:05 Nga DOSJA
VD-Aksidenti në Tiranë “ngre” në këmbë

ELBASAN- Një ditë pas aksidentit në kryeqytet ku një shofer desh i mori jetën një çifti dhe foshnjes së tyre 3 muajshe, Policia e Shtetit duket e angazhuar në ndëshkimin e shoferëve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Shefi i Policisë Rrugore në Elbasan, Kreshnik Skëndo, në një deklaratë për mediat tha se Policia është duke parë me vëmendje të gjithë shkelësit, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.


“Janë marrë një sërë masash në kuadër të aksidenteve të ndodhura në shkallë vendi. Masat janë shtuar, forcat goditëse të policisë janë shtuar. I bëj apel përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve e këmbësorëve se aksidentet e fundit që janë regjistruar në shkallë vendi janë me këmbësorë. Kemi ndëshkuar drejtues mjetesh që nuk i japin përparësi këmbësorit në vijat e bardha. Ne do të qëndrojmë shumë fort në shkelje, por kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar rregullat dhe denoncuar në numrat e policisë të rasteve të shkeljeve. Tolerancë zero ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve”, tha Skendo.

Ndërkohë që përgjatë 24 orëve të fundit, policia e Shtetit pezulloi 79 leje drejtimi dhe arrestoi 16 shoferë që ishin duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur apo pa patentë.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet g-class perplas ciftin dhe foshnjen kreshnik skendo g-class perplas ciftin dhe foshnjen kreshnik skendo

Sondazh

Poll