Aktualitet

DETAJET/ Shoferit që përplasi çiftin me foshnjen 3 muajshe nuk i ishte pezulluar patenta

9 Maj 2022, 09:35 Nga DOSJA
DETAJET/ Shoferit që përplasi çiftin me foshnjen 3 muajshe nuk

TIRANE- Edhe pse ishte gjobitur plot 8 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Ajas Sulejmani ia kishte “dalë” ta shpëtonte patentën e tij. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Sulejmani, i cili përplasi dje çiftin dhe foshnjen 3 muajshe në karrocë e kishte marrë lejen e drejtimit para 3 javësh. Pas aksidentit dhe arrestimit atij i është hequr leja e drejtimit pasi është testuar dhe ka rezultuar se kishte konsumuar drogë (kanabis).

Por si ia doli Ajas Sulejmani, “kamikazi” me G-Class që të lëvizë lirshëm me shpejtësi skëterrë dhe patentë para syve të Policosë?

Ajas Sulejmani, 39 vjeç është pajisur me leje drejtimi (patentë kategoria B), në vitin 2016, nga drejtoria e Patentave në Gjirokastër. Për 6 vite, shoferi Ajas Sulejmani kishte mbi 8 shkelje, përfshirë shkelje të sinjalizimit, shkelje të semaforit, rrip sigurimi, xhama të zinj dhe një për shpejtësi përtej normave.  Ai është shoqëruar 3 javë më parë nga Policia bashkë me makinën që shkaktoi aksidentin por më pas është liruar duke u proceduar në gjendje të lirë.

Si ndodhi aksidenti i rëndë?

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e djeshme në rrugën e Kavajës. çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës. Policia arrestoi  edhe kushëririn e tij pasi dyshohet se ishte me të si pasagjer në momentin e aksidentit. Ndërkohë që në spitalin e Traumës ndodhet vetëm çifti. Foshnja ka dalë nga spitali pasi fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime, ndërsa gjendja e Vilma dhe Arjan Konomit është e qendrueshme. Ata janë jashtë repartit të Trajtimit Intesiv dhe po trajtohen për Politraumë pasi kanë marrë dëmtime në disa pjesë të trupit.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi ajas sulejmani arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi

Sondazh

Poll