Bota

Dhunohen fizikisht në Prizren 5 aktivistë të Vetëvendosjes, lëndohen edhe 3 policë

20 Korrik 2019, 07:04 Nga DOSJA
Dhunohen fizikisht në Prizren 5 aktivistë të Vetëvendosjes,

Kosovë- Pesë aktivistë të Vetëvendosjes janë sulmuar fizikisht në Prizren. Lëvizja Vetëvendosje njofton se Rinor Kadriqeli, Rigon Kadriqeli, Muhamet Kadriqeli, Hysen Pllava dhe Mimoza Bushrani janë sulmuar fizikisht nga disa persona.

“Ky sulm ndaj aktivistëve ka ndodhur gjatë kohës kur po ekzekutohej prej institucioneve urdhri për rrënim të ndërtimit të paligjshëm që është pjesë e kompleksit “ABI Çarshia”. Sulmi është bërë nga turma që ndodhej aty me urdhër të drejtuesve të Abi Çarshisë, më konkretisht nga personi i quajtur Erman Fusha. Si rezultat i këtij sulmi, aktivistët janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Prizrenit. Poashtu, gjatë këtij sulmi janë lënduar edhe tre policë të Kosovës”, thuhet në njoftim e Vetëvendosjes.

Më tej theksohet se ky sulm ka pasur si synim kërcënimin e kësaj lëvizje politike.

“Komuna e Prizrenit dhe të gjitha drejtoritë përkatëse, do t’i ndalin ndërtimet e paligjshme në Prizren, dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Ata njerëz që mendojnë se mund të ndërtojnë kudo, pa leje e pa kontroll, sepse kanë miq në qeveri, le ta dinë që në Prizren nuk munden. Dhe së shpejti nuk do të munden as në vendet e tjera, pasi edhe qeverinë do ta marrë Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata që sulmojnë aktivistët, le ta dinë, as nuk ua kemi frikën, as nuk ndalemi kurrë përballë padrejtësive”, thuhet në fund të njoftimit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhunohen 5 aktivistë të vetëvendosjes lëndohen edhe 3 policë dhunohen 5 aktivistë të vetëvendosjes lëndohen edhe 3 policë

Sondazh

Poll