Bota

Dorëheqja e papritur e Ramush Haradinajt, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

20 Korrik 2019, 06:17 Nga DOSJA
Dorëheqja e papritur e Ramush Haradinajt, reagon Departamenti Amerikan i

Kosovë– Për dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër i Kosovës, ka reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit.  Në një deklaratë të shkurtër për “Zërin e Amerikës” është deklaruar se përgëzojnë Haradinajn për këtë vendim.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Haradinaj  njoftoi se sërish do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen duke shprehur se sovrani do t’i japë sërish besimin për të drejtuar vendin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni departamenti amerikan i shtetit dorehiqet ramush haradinaj departamenti amerikan i shtetit dorehiqet ramush haradinaj

Sondazh

Poll