Sport

E turpshme! Dy skuadrat shqiptare shfaqin dhunë mes tyre, maqedonasit ‘qeshin’ me situatën

8 Maj 2022, 18:47 Nga DOSJA
E turpshme! Dy skuadrat shqiptare shfaqin dhunë mes tyre, maqedonasit

TETOVË– Tension në kampionatin e Maqedonisë së Veriut midis Shkëndijës së Tetovës dhe Shkupit. Dy skuadrat shqiptare kanë prodhuar tension në fushën e lojës duke dhuruar skena të turpshme. Në pjesën e dytë, ndeshja u ndërpre disa herë, kjo për shkak konfrontimit të futbollistëve dhe sendeve të hedhura nga tribuna qendrore.

Mbi të gjithë nuk ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe sharjet nga ana e tifozëve të Shkëndijes së Tetovës në adresë të klubit shkupjan, skuadër që disa javë më parë u shpall kampion.

Ndeshja prodhoi incidente, para se të futeshin brenda stadiumit, futbollistët e Shkupit ishin sulmuar me flakadane, ndërsa në një moment dëgjoheshin edhe fjalët e Drejtorit Sportiv, Omer Bunjakut, i cili thoshte se përfaqësuesve të klubit nuk u lejohet hyrja brenda stadiumit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport shkendija e tetoves shkupi shkendija e tetoves shkupi

Sondazh

Poll