Sport

Laçi prek historinë, hera e parë si nënkampion; kurbinasit mundin Kastriotin 4-1

8 Maj 2022, 17:00 Nga DOSJA
Laçi prek historinë, hera e parë si nënkampion; kurbinasit

KURBIN- Laçi ka mundur Kastriotin dhe ka arritur rezultatin më të mirë të historisë së vet në elitën e futbollit shqiptar. Suksesi 4-1 ndaj krutanëve ka siguruar që skuadra e Duros të ketë matematikisht të sigurt vendin e dytë në kampionat, si asnjëherë më parë në historinë e këtij ekipi.

Kurbinasit kanë dominuar ndeshjen e sotme duke qenë më kërkues edhe pse u gjenden në disavantazh pas penalltisë së Ajazit. Por dy gola të shpejtë të Adeleke dhe Shehut përmbysën shifrat që në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytën, ekip i Duros vazhdoi të ishte më ngulmues duke shënuar gola të tjerë me Qato e Zarubica, për të siguruar një fitore që për të është historike.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport kastrioti laçi kastrioti laçi

Sondazh

Poll