Sport

Kriza e Man.United bën Ronaldon të buzëqeshë, tifozët nuk kursejnë kritikat për portugezin

8 Maj 2022, 16:44 Nga DOSJA
Kriza e Man.United bën Ronaldon të buzëqeshë, tifozët

ANGLI- Një e shtunë për t’u harruar për Manchester United që humbi 4-0 ndaj Brighton me Cristiano Ronaldon në qendër të kritikave. Humbja e tretë në 5 ditët e fundit dhe në këtë mënyrë ‘Djajtë e Kuq’ duhet ti thojnë lamtumirë pjesëmarrjes në Champions League.

Megjithatë, duket se kjo situatë nuk ia ka prishur humorin Cristiano Ronaldo-s, i cili është kapur duke qeshur nga telekamerat pas golit të tretë të pësuar skuadra e tij. Tifozët nuk e kanë kursyer portugezin që kanë nisur kritikat ndaj tij. Një buzëqeshje që mund të interpretohet edhe si dorëzim dhe një lamtumirë e portugezit në fund të sezonit nga Old Trafford dhe që pritet të shkaktojë shumë polemika.

Një vit veçanërisht negativ për portugezin, që për herë të parë në 19 vjet, hera e dytë në karrierën e tij, nuk u kualifikua për kupën më prestigjioze evropiane për sezonin vijues: hera e fundit ishte në sezonin 2002-03 kur luante me Sportingun e Lisbonës.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll