Sport

Conte i hoqi shpresat për titull, Klopp sulmon italianin: Futbolli i tij nuk më pëlqen

8 Maj 2022, 16:50 Nga DOSJA
Conte i hoqi shpresat për titull, Klopp sulmon italianin: Futbolli i tij

ANGLI-Barazimi në Anfield kundër Tottenham, ndoshta shënoi fundin e Liverpool për të shpresuar te titulli kampion. Barazimi 1-1 nuk është se i bëri punë skuadrës së Jurgen Klopp, ky i fundit kritikoi dukshëm stilin e lojës së Antonio Contes.

“Nuk më pëlqen ky lloj futbolli, por ky është mendimi im personal – tha trajneri gjerman – mendoj se ata janë një ekip i madh dhe duhet të jenë më proaktivë. Kundër një ekipi si Liverpool ata mbajtën 30% të posedimit të topit. nuk mund të propozoja kurrë futboll të tillë dhe nuk mund të luaja kurrë kështu”.

Merr fund ecuria fantastike prej 12 fitoresh radhazi dhe pesë ndeshjesh pa pësuar në “Anfield” për Liverpool. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit, Klopp tani shpreson të fitojë fillimisht Fa Cup në finalen ndaj Chelseat më 14 maj, për të shkuar më pas te finalja e Champions League ndaj Real Madrid më 28 maj.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport conte klopp conte klopp

Sondazh

Poll