Sport

Shilton nuk e fal Maradonën: Nuk do ta përdorja fanellën e tij as për të larë pjatat

8 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA
Shilton nuk e fal Maradonën: Nuk do ta përdorja fanellën e tij as

ANGLI– Mbi 30 vjet më vonë, dhe më shumë se një vit pas vdekjes së tij, Peter Shilton ende nuk e fal Diego Armando Maradonën. Kapiteni i Anglisë në Botërorin Meksikë ’86 është protagonisti tjetër i një prej episodeve që kanë shënuar historinë e futbollit, ‘Dora e Zotit’ dhe tani fanella e argjentinasit u shit në një ankand për 8.4 milionë euro.

Ish-portieri ka folur për këtë në një intervistë për The Sun: “Atë fanellë nuk do ta kisha ndërruar me gjithë arin e botës. Nuk do ta përdorja as për të larë pjatat”, ka thënë Shilton, i cili më pas ka sulmuar Hodge i cili e ndërroi fanellën kur mbaroi pjesa e parë.

“Nëse unë ose të tjerët do ta kishim ditur që Hodge e kishte fanellën në dhomat e zhveshjes, sigurisht nuk do të kishte dalë nga aty. Do ta kishim prerë në njëmijë copa”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport argjentina maradona shilton argjentina maradona shilton

Sondazh

Poll