Sport

Man.City merr arratinë, zbavitet me 5 gola ndaj Newcastle! (STATISTIKA E ÇMENDUR)

8 Maj 2022, 17:37 Nga DOSJA
Man.City merr arratinë, zbavitet me 5 gola ndaj Newcastle! (STATISTIKA E

ANGLI– Manchester City hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit në Premier League, duke përfituar nga ndalesa e Liverpoolit, që një ditë më parë barazoi 1-1 përballë Tottenhamit. ‘Qytetarët’ nuk e vunë në diskutim fitoren ndaj Newcastle, që e mposht me shifrat 5-0 dhe tani e sheh skuadrën e Klopp 3 pikë larg.

Gjithçka do të niste në minutën e 19′ me golin e Sterling, ndërsa Laporte do të dyfishonte shifrat në të 38-tën. Në fraksionin e dytë, Rodri do të realizonte të tretin për vendasit, ndërsa Foden dhe Sterling do të shënonin dy golat e fundit në këtë përballje. Një statistikë ra në sy në këtë ndeshje. Mbajtja e topit në pjesën e dytë në pak minuta arriti në 99% në krahasim me 1% të Newcastle.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport manchester city newcastle manchester city newcastle

Sondazh

Poll