Sport

Presidenti i Federatës: “Ndoshta Zidane do të marrë drejtimin e PSG-së”

8 Maj 2022, 12:17 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës: “Ndoshta Zidane do të marrë

FRANCE Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), ka dhënë një intervistë për gazetën ‘L’Equipe’ në të cilën ka shqyrtuar situatën aktuale të futbollit në vendin e tij dhe i është referuar mundësisë që Zidane një ditë të jetë trajner i skuadre franceze.

“Ai tregoi në Madrid se kishte cilësi që nuk mund t’i imagjinonim. Në mendjet e francezëve ai mund të ishte një pasardhës për stolin e kombëtares. Por ky nuk është qëllimi im. Nëse Didier dhe unë ndahemi, ai me siguri do të jetë një nga opsionet”,- shpjegoi kreu i lartë i futbollit francez.

Nëse ai kishte kontaktuar me Zinedine për të hetuar predispozicionin e tij të mundshëm, ai komentoi për ‘L’Equipe: “A me shihni duke thënë sot: ‘Është Zidane ai që do të zëvendësojë Deschamps’? Do të shohim. Zidane mund të marrë drejtimin e PSG-së. Për kombëtaren duhet të jesh i lirë, por sot do të bëjmë gjithçka për ta vendosur Didierin në kushtet më të mira për të fituar këtë Botëror”.

Spanjolja ‘MARCA’ ka njoftuar në janar të këtij viti për mundësinë, që Zidane të jetë trajneri i ri i PSG-së. Ajo që është shumë e komplikuar është vazhdimësia e Pochettinos në pankinë, pas dështimin në Champions League, teksa u eliminua ndaj Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport noel le graet takim me zinedine zidane zinedine zidane në pankinën e psg-së noel le graet takim me zinedine zidane zinedine zidane në pankinën e psg-së

Sondazh

Poll