Sport

Çfarë gafe nga Cuadrado! Poston foto nudo të Bonuccit, më pas e fshin menjëherë

8 Maj 2022, 17:27 Nga DOSJA
Çfarë gafe nga Cuadrado! Poston foto nudo të Bonuccit, më

ITALI– Pas humbjes ndaj Genoas, Juventus rifilloi stërvitjen në kuadër të finales së Kupës së Italisë kundër Interit. Atmosfera në dhomat e zhveshjes te skuadra bardhezi është e mirë, aq sa lojtarët kanë shfrytëzuar rastin për të bërë shaka me njëri-tjetrin.

Gjithçka filloi me Juan Cuadrado i cili vodhi telefonin nga Morata për të bërë disa selfie. Asgjë e keqe deri më tani, përveç se sfondi i fotos jepte një gafë të vërtetë, ku përfshihej Leonardo Bonucci. Mbrojtësi i Juventusit shihej pas kolumbianit krejtësisht i zhveshur, duke nxjerrë në pah ironitë e rrjeteve sociale.

Fotoja e publikuar nga Cuadrado në profilin e Alvaro Morata-s në Instagram është fshirë, por shumë shpejt është bërë virale në rrjetet sociale. Duke kuptuar gabimin, shokët e skuadrës së Bonuccit vendosën të kërkojnë falje për incidentin.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport cuadrado genoa juventus cuadrado genoa juventus

Sondazh

Poll